Pse eshte SEO e rendesishme?
SEO, do te thote Optimizimi i Motoreve te Kerkimit. E keni pyetur ndonjehere veten si arrin Google te nxjerre listen e rezultateve pas nje kerkimi (SERP) me nje fjale apo fjali te caktuar. Dhe me e rendesishmja, si arrin ta beje renditjen e rezultateve? Google perdor nje algoritem kompleks i cili akseson permbajtjen e nje faqeje, elementet e saj, tag-et dhe disponueshmerine midis mijera elementeve te tjere online. Ben vleresimin, cila prej ketyre faqeve ka permbajtjen me te vlefshme per kerkimin e perdoruesit. Duke u bazuar tek kjo logjike, nese deshironi te renditeni te paret ne Google, duhet te optimizoni faqen tuaj. Pra, te siguroheni qe algortimi ju gjen dhe e njeh permbajtjen tuaj. Duhet te krijoni dicka te lexueshme nga Google dhe te kuptueshme nga robotet e saj. Nese robotet nuk e gjejne faqen tuaj atehere shanset qe te renditeni jane 0. Rrjedhimisht asnje perdorues nuk e gjen website tuaj nese kerkojne me nje fjale kyc.
Bazuar tek CMS qe ju perdorni, mund te shtoni fjale kyc, ne menyre qe google ta indeksoje me thjesht permbajtjen. Per shembull, WordPress vjen me nje funksionalitet te ndertuar ne brendesi te tij si Yoast SEO. Ky modul drejton Google ne brendesi te cdo faqeje, posti, kategorie duke e bere me te thjeshte per te mbledhjen e informacionit. Ndihmon Google per indeksim. Nepermjet tij mund te shtoni fjale kyc dhe pershkrim meta per cdo artikull.Nese deshironi te renditeni ne rezultatet e kerkimit te Google (SERP), duhet te siguroheni qe permbajtja juaj eshte e indeksuar. Per tu indeksuar si duhet, Optimizoni faqen tuaj.
1. Kërkimi organik ndikon tek trafiku i gjeneruar drejt website
Google arrin të ketë trafikun më të madh të kërkimit në krahasim me motorët e tjerë të kërkimit. Duke qene se 75% e trafikut vjen nga Google, ajo renditet e para. Google, si motor kerkimi shume i perdorshem dhe i besueshem, merret ne konsiderate per optimizim.
2. SEO krijon besim.
Qëllimi i një SEO profesionale është që ti mundësojë website-ve me design interesant, të qartë, të bukur dhe eksperiencë përdoruesi të mirë të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe të zbulueshme në web. Optimizoni faqen tuaj, qe te kaloni ne renditje te pare dhe te qendroni per nje kohe te gjate. Kjo gje krijon besim per marken, biznesin, aktivitetin apo informacionin qe ju prezantoni.
3. Një SEO e mirë gjithashtu do të thotë eksperiencë përdoruesi shumë e mirë.
Të gjithë kërkojnë renditje të lartë në kërkimin organik dhe shikueshmëri të lartë. Duhet te kuptoni qe optimizimi i eksperiencës së përdoruesit është një hap shumë i rëndësishëm për ta arritur. Nje nderfaqe e lehte dhe e kuptueshme per perdoruesin, e ndihmon qe ai te gjeje, cfare kerkon. Optimizoni performancen, shpejtesine, fleksibilitetin ne pajisje te ndryshme. Kjo gje lidhet drejtperdrejt me ndertimin e nje eksperience te mire per perdoruesin dhe e ben faqen tuaj te jete e vizituar dhe e vleresuar.
4. SEO Lokale, website te gjendet nga nje grup i caktuar njerëzish, vendodhje.
Kryesisht përdoret për suksesin e bizneseve të vogla ose mesatare qe operojnë në vende specifike, qytete, rajone. Optimizimi fokusohet mbi përdorimin e linqeve apo citime lokale. Promovimi në nivel lokal i biznesit bëhet në bashkëpunim me mjete të tjera online si Google My Business ose profilet e rrjeteve sociale. Kjo gje i ndihmon njerezit te gjejne biznese, aktivitete apo informacione ne nje zone afer tyre.
5. SEO ndikon në ciklin e blerjeve
Fakti që blerësit online bëjnë një sërë kërkimesh për të gjetur atë që ju nevojitet në përputhje me vendodhjen dhe potencialin e tyre financiar shfrytëzohet si avantazh nga SEO. Gjatë kërkimit faqet e tjera me SEO më të avancuar mund të ndikojnë në zgjedhjet e blerësit ose ta deviojnë kërkimin e tij duke rritur shitjet në një dyqan tjetër online. Kjo gje behet duke ruajtur historikun e klikimeve te klientit dhe duke e shfrytezuar ate per te krijuar nje background te interesave te tij.
6. Teknikat e SEO janë vazhdimisht duke u përditësuar.
Kjo gjë e shfrytëzuar si duhet nga faqe që gjithmonë janë duke u përditësuar i bën ato të spikasin në një rrjet ku faqe të tjera të së njëjtës kategori neglizhojnë. Motorët e kërkimit evoluojnë dhe faqet që arrijnë të adaptohen, kanë avantazh konkurues përkundrejt të tjerave.
7. Kuptimi i SEO ndihmon në kuptimin e mjedisit ku operon web.
Ndryshimi dinamik i WWW është një sfidë, qe çdo website të arrijë të renditet e para dhe të mbajë këtë pozicion në vazhdim. Duke e kuptuar mirë SEO dhe duke e njohur mjedisin një faqe arrin të renditet dhe ti kalojë konkurentët.
8. SEO vjen përkundrejt një kostoje të ulët.
Sigurisht që kushton por duke e vendosur në balancë të mirat, përfitimet që vijnë prej saj dhe investimin e kryer, mund të themi që është e lirë. Nuk konsiderohet si një kosto marketingu e aktivitetit, kompanisë, biznesit por si investim afatgjatë. Ekzistojnë faqe që mbajnë aktivitetin e tyre në me të njëjtin ritëm fitimi vetëm prej implementimit të një SEO efikase.
9. Një strategji afatgjatë.
Rezultati i kërkuar arrin të fitohet brenda viteve të para të implementimit ndërsa fitimet që vijnë prej këtij rezultati janë për vite me radhë. Edhe në qoftë se konsiderojmë një website me SEO të implementuar në fillimet e saj dhe në vazhdimësi të pa përditësuar, mund të themi që ndërkohë që kjo faqe qëndron online, motorët e kërkimit vazhdojnë të kapin informacion, ta shfaqin nëpër portofolet e kërkimit të faqeve të ngjashme, ajo vazhdon të dalë si referencë vetem sepse ka arritur të indeksohet e optimizuar, rrjedhimisht kthimet e saj në fitime do të vazhdojnë të vijnë njësoj osë në nivele me të ulëta, por e rëndësishme është që do të ketë kthime. Sa më shumë vite kalojnë aq me shumë fitim merr një faqe e optimizuar.
10. SEO sjell mundësi të reja për bizneset.
Një konfigurim i mirë do të thotë që marka jo vetëm mund të gjendet nga kliente por mund tju jape oportunitete te reja. Sa më mirë të kuptohet qëllimi i biznesit tuaj nga Google, aq më shumë mundësi shfaqen për atë që të rritet dhe zhvillohet.
Per ta permbledhur, e rëndësishme është të jesh në faqen e parë të kërkimit. Ne te kundert, nuk je duke u promovuar specifikisht, përdoruesi nuk arrin tek faqja jote me një topfjalësh të vetëm.
Optimizoni faqen tuaj, duke perdorur informacion te lexueshem, te sakte, te besueshem. Perdorni SEO si nje teknike marketingu te epokes moderne per te rritur influencen e markes suaj. Beni biznesin me fitimprures. Shfrytezoni njohurite per te permiresuar SEO e faqen tuaj ne menyre qe te rrisni avantazhet konkuruese. Nje implementim i gabuar i saj do te kishte kosto kohore, ekonomike dhe mund tju penalizonte ne luften per rankim.