Cfare eshte Optimizimi i Motoreve te Kerkimit dhe rendesia?
Cfare eshte Optimizimi i Motoreve te Kerkimit?
Optimizimi i Motoreve te Kerkimit eshte nje set teknikash qe perdoren per te ndertuar nje website, ne menyre qe te renditet me siper ne SERP. Optimizoni permbajtjen e website, tekstin dhe imazhet. Perdorni fjali te shkurtra te thjeshta, perserisni fjalet kyc dhe sinonimet e tyre. Ne kete menyre Google mund te kuptoje, kategorizoje, indeksoje dhe rendise website tuaj.
Pse eshte e rendesishme?
E keni pyetur ndonjehere veten, si Google arrin beje kerkim mes website-sh te ngjashem dhe ti rendise tek faqja e rezultateve te kerkimit? Si fillim ajo perdor nje algoritem kompleks qe te aksesoje permbajtjen e faqeve, elementet, taget. Me pas te vendos cili website eshte me i vlefshem per kerkimin e bere nga perdoruesi. Deshironi qe te shfaqeni te paret ne listen e rezultateve te kerkimit? Sigurohuni qe algoritmi i Google ju gjen dhe njeh permbajtjen tuaj. Duhet te krijoni dicka te lexueshme, te praneshme dhe te kuptueshme nga robotet e Google. Nese robotet nuk e gjejne website tuaj, atehere shanset qe ju te renditeni do te jene 0. Kjo do te thote qe askush do te gjeje website tuaj nese kerkojne me nje fjale kyc.
Nga CMS ne perdornim varet menyra e shtimit te fjaleve kyc dhe mjeteve te SEO. Per shembull, WordPress ju ofron nje modul te integruar qe ben kete optimizim. Platforma drejton motoret e kerkimit neper cdo faqe, post apo kategori, duke e bere me te thjeshte mbledhjen e informacionit. Mjetet e SEO ju ndihmojne ti jepni Google dhe kerkimit organik me shume informacion mbi website.
Sigurohuni qe Google e kupton, indekson permbajtjen dhe ju do te jeni te paret ne faqen e rezultateve te kerkimit(SERP). Perdorni mjetin online Semrush per te marre me shume informacion mbi pozicionin qe website juaj ka online, sa i optimizuar eshte per motoret e kerkimit dhe permiresime qe mund ti beni per tu renditur me siper.