Motoret e kerkimit dhe cili eshte me i perdoruri?
Motoret e kerkimit jane bere shume komplekse ditet e sotme. Google nuk eshte motori i vetem i kerkimit. Sipas StatCounter (GlobalStats) google ka ndikim me te madh se gjithe te tjeret prandaj shume studime e marrin ne analize. Google ka shume konkurente, por me influence te vogel gje qe nuk perben kercenim per te. Statistikat meposhte bazohen tek sjellja e perdoruesve, marketingu dhe kushtet me te fundit me te cilat operojne motoret kryesore te kerkimit. Motoret e kerkimit meposhte jane renditur ne baze te popullaritetit nga e majta ne te djathte.
Google (%) | Microsoft Bing (%) | Yahoo (%) | Baidu (%) | Yandex (%) | DuckDuckGo (%) | |
Ne rank boteror | 92.47 | 2.31 | 1.53 | 1.29 | 0.8 | 0.6 |
Kerkime nga Shqiperia | 97.36 | 1.28 | 0.91 | – | 0.07 | 0.25 |
Kerkime nga USA | 88.44 | 5.68 | 3 | 0.12 | – | 2.42 |
Pjesa me e madhe e kerkimeve vijne nga perdoruesit e Google, me pas ata te Bing, Yahoo dhe Baidu.
Pse Google perdoret me shume se motoret e tjere te kerkimit?
Google eshte popullore dhe e besueshme nga shume njerez, sepse perdor nje algoritem te sofistikuar te filtrimit te informacionit online. Nepermjet tij ajo arrin te shfaqe informacionin e duhur perdoruesve. Ne ditet e sotme, ky algoritem rendit ne vend te pare jo vetem ato qe permbajne nje fjalen kyc,por edhe me autoritet te larte online. Faqet me autoritet te larte kane informacion te sakte dhe te besueshem, gje qe i ploteson nevojat e perdoruesve dhe e ben Google te parapelquer. Per vite me radhe ky algoritem eshte sofistikuar duke perdorur edhe faktore te tjere online. Kjo gje e ndihmon te shfaqe saktesisht cfare perdoruesit po kerkojne.
Por , si e ben google renditjen e rezultatit? Ajo perdor robote per te kapur informacion dhe me pas per ta indeksuar. Indeksimi lidhet me organizimin, kategorizimin e informacionit. Si perfundim algoritmi e vlereson kete permbajtje dhe e krahason me artikuj te tjere te ngjashem online. Ne kete kohe vleresohet autoriteti i website. Website me influence me te madhe online, me autoritet me te larte dhe qe permban fjalet kyc, do te renditet i pari ne Google.