Si te renditeni i pari ne rezultatin e Google
Rendituni i pari ne rezultatin e google. Me poshte gjeni disa hapa si te kaloni konkurentet tuaj dhe si te renditeni mesiper ne listen e rezultateve (SERP).
- Permiresoni SEO per cdo faqe te website
- Shtoni tek faqja juaj, fjale kyc qe lidhen me fjalen kryesore kyc
- Monitoroni rezultatet e teknikave te SEO
- Pershtasni permbajtjen tuaj me frazen e kerkuar
- Reduktoni probabililtetin e vizitoreve qe braktisin faqen
- Gjeni dhe targetoni fjale kyc te reja
- Publikoni permbajtje me kualitet te larte
- Ndertoni linqe mbrapa faqes tuaj
- Ndiqni dhe monitoroni rezultatet
- Rrisni Click-Through-Rate
- Perdorni linqe te brendshme
1. Permiresoni SEO per cdo faqe te website
Menyra me e mire per te permiresuar renditjen tuaj ne rezultate e Google eshte te punoni me SEO-n e cdo faqeje. Ky proces nenkupton optimizimin individual te cdo faqeje per nje fjale kyc te caktuar. Optimizoni strukturen e faqes, permbajtjen, titujt, nentitujt dhe linqet. Rezultatin e kerkuar do ta shihni ne pak dite.
Ne ju prezantojme disa nga teknikat dhe mjetet me efikase te SEO.
1. Titulli i faqes suaj duhet te filloje me nje fjale kyc. Kjo eshte e rendesishme sepse Google kap dhe vlereson me shpejt fjalet qe shfaqen te parat ne nje tekst.
2. Permbajtja e faqes suaj duhet te jete te pakten 1800 fjale. Nese keni permbajtje me te gjate, do te renditeni me lart ne motoret e kerkimit. Ne rastet kur ju zoteroni nje website shitjesh online nuk duhet te shkruani permbajtje shume te gjate dhe te pakuptimte. Mjafton te shkruani artikuj te shkurter dhe te sakte.
3. Perdorni 2 – 3 here fjalet kyc ne nje faqe. EShte e rendesishme te krijoni permbajtje te sakte qe permban te gjitha fjalet kyc. Ne kete menyre Google do te vleresoje website-n tuaj per nje fjali kerkimi te caktuar dhe do ju rankoje mesiper.
2. Shtoni fjale kyc te ngjashme me fjalen kryesore kyc
LSI (latent semantic indexing) jane fraza ose fjale te lidhura me fjalet kryesore kyc. Jane nje avantazh i SEO-s brenda faqes. Mjeti online SEMrush Magic Keyword Tool ju ndihmon te gjeneroni fjale kyc. Per shembull nese fjala kyc qe ju perdorni eshte GPS, fjalet e lidhura me te do te jene: makina, ndjek, rruge, auto, teknik etj. Google do te skanoje artikujt tuaj per fjale te lidhura me fjalet kyc. Sa me shume fjale qe ju perdorni aq me e forte do te jete lidhja mes permbajtjes dhe fjaleve kyc. Kjo do te thote qe artikulli juaj mbulon nje ceshtje plotesisht, eshte i vlefshem per vizitoret, ploteson kerkesat e tyre per informacion, rrjedhimisht renditet nga Google ne krye. Ju mund te gjeneroni me shume fjale te lidhura nepermjet mjetit LSIGraph tool.
3. Monitoroni SEO-n
Optimizimi i website eshte vetem hapi i pare drejt rritjes se performances. Ju duhet te monitoroni ndikimin qe ato kane ne renditje dhe te beni rregullimet ne kohen e duhur. Me poshte gjeni disa elemente qe duhet te konsideroni ne monitorim:
- Website i pershtatshem per pajisjet mobile (mobile-friendly). Ditet e sotme ky hap realizohet ne procesine ndertimit te website, prandaj nuk ka nevoje per pune ekstra. Kontrolloni pershtatjen e website-it tuaj ne pajisje te ndryshme, nepermjet mjetiti online: Mobile-Friendly Testing tool Ngjyra jeshile do te thote qe ju jeni ne rregull ndersa errores qe shfaqen duhet te rergullohen.
- Koha qe duhet per tu hapur plotesisht nje website. Ju duhet te kontrolloni sa shpejt mund ta aksesojne vizitoret website-in tuaj. Koha e hapjes e shkurter ndikon ne renditje me te larte. Kontrolloni kohen qe i duhet website tuaj te hapet me WebPageTest, eshte nje mjet falas qe ndihmon ne permiresimin e fletes.
- Krijoni nje llogari ne Search Console account, shkoni tek Coverage (ne panelin e majte). Ky sektor ju tregon nese Google po has probleme ne indeksimin e website-it tuaj. Edhe nese keni vetem nje lajmerim per permiresim, eshte mire ta rregulloni. Rregulloni erroret dhe permiresoni website-in tuaj.
- Nese keni nje website te ndertuar ne wordpress, ju duhet te perdorni pluginin/modulin Yoast SEO plugin. Do ju ndihmoje te permiresoni faqen dhe SEO-n e saj.
4. Krijoni permbajtjen tuaj duke u bazuar tek kerkimet e vizitoreve
Perdoruesit kerkojne ne google duke shkruajtur nje fraze ose fjali tek kutia e kerkimit (SEARCH). Google kap kete fjale dhe kontrollon permbajtjen e website tuaj. Vlereson nese ju plotesoni nevojat e ketij vizitori per kete kerkim dhe ju renditeni i pari ne rezultatin e kerkimit te Google. Google survejon se si njerezit nderveprojne me website-in tuaj. Nese njerezit gjejne ne permbajtjen tuaj ate qe jane duke kerkuar, atehere Google ju rendit mesiper. Eshte e rendesishme te kuptoni se cfare kerkojne vizitoret tuaj dhe tu jepni atyre informacionin e duhur. Per te krijuar permbajtje ne lidhje me nje fraze, provoni te kerkoni ne google ne lidhje me ate fraze dhe gjeni ceshtjet e ngjashme qe shpjegojne ose ceshtje te ngjashme qe me interes per klientet tuaj. Ne kete menyre do te fitoni me shume trafik organik, dhe Google do te zgjedhe t’ia tregoje website-in tuaj me shume vizitoreve.
5. Reduktoni numrin e viziotoreve te pakenaqur, Bounce Rate
Nje gje e rendesishme eshte permiresimi perqindjes se vizitoreve qe largohen nga faqja juaj pasi kane hapur vetem nje faqe te saj. Duhet te punoni per nje Bounce Rate te ulet sepse Google nuk ju suporton nese vizitoret e braksitin faqen tuaj vetem pasi hapin vetem nje nderfaqe te saj dhe nuk kane interaktivitet me te. Kjo do te thote qe ata nuk kane gjetur dicka interesante ne website-in tuaj dhe per kete arsye ju nuk do te renditeni lart. Si te permiresoni kete perqindje?
- Krijoni permbajtje ne perputhje me nje fraze kerkimi. Nese klientet e gjejne ate per te cilen jane duke kerkuar, nuk kane pse te largohen nga website juaj.
- Kontrolloni sektorin “Above The Fold” ne pjesen siper te website. Perpiquni te shtoni permbajtjen me me rendesi ne krye ne menyre qe njerezit te gjejne cfare jane duke kerkuar.
- Shtoni tabele permbajtjeje. Duhet te shtoni nje liste me ceshtjet qe po trajtoni ne menyre qe njerezit te kalojne tek informacioni qe ju intereson. Artikulli juaj do te jete i thjeshte te gjendet dhe kuptohet.
- Shtoni me shume elemente vizuale. Imazhe ose grafike qe shpjegojne me mire permbajtjen. Kjo do e beje website me interesant dhe njerezit do te qendrojne te navigojne.
6. Gjeni me shume fjale kyc per te perdorur
Optimizoni website tuaj per me shume fjale kyc dhe gjeneroni me shume trafik. Nje mjet i rendesishem online eshte Google Search Console. Navigoni ne raportin “Performance on Search results” dhe skanoni frazat per te cilat ju renditeni. Pjesa me e madhe e fjaleve jane fraza te cilat ju perdorni ne permbajtje. Midis fjaleve te perdorura ju do te gjeni edhe fjale per te cilat Google ju ka vleresuar dhe renditur. Duhet te filloni te perdorni keto keto fjale ne permbajtjen tuaj qe te mos humbisni nga lista e rezultatit te kerkimit. Duke qene se Google ju ka vleresuar te vlefshem per nje fjale kyc atehere do te jete me e thjeshte per ju te rankoheni per ate fjale. Per shembull, nese website juaj eshte renditur per fjalen”SEO”, atehere eshte mire qe ju te krijoni nje artikull ose faqe qe permban kete fjale. Ne kete menyre nuk humbisni audiencen e fituar.
7. Krijoni dhe publikoni permbatje me kualitet
Algoritmi i Google bazohet ne linqet e mbrapem (backlinks). Sa me shue linqe te tille te keni aq me siper renditeni. Ju mund te keni me shume linqe te mbrapem nese keni numer te madh njrezish qe shperndajne website tuaj ne rrjetet sociale. Ne menyre qe vizitoret te shperndajne permbajtjen tuaj duhet te krjoni artikuj me permbajtje te vlefshme.
- Publikoni fakte interesante dhe efikase ne website tuaj
- Krijoni permbajtje qe njerezit te duan ta shperndajne ne rrjete sociale. Behuni burim te dhenash.
- Krijoni permbajtje te gjate. Artikujt e gjate ose blogjet kane me shume mundesi te permbajne linqe te mbrapem.
- Shtoni permbajtje vizuale, si harta, grafike te llojeve te ndryshme, video. Njerezit preferojne te shperndajne permbajtje te tille interesante ne blogun e tyre.
8. Ndertoni Linqe te mbrapem ne faqen tuaj
Ju duhet vazhdimisht te reklamoni permbajtjen tuaj. Krijimi i nje permbajtjeje te vlefshme dhe publikimi i tij nuk jane mjaftueshem. Konkurenca eshte shume e madhe ashtu si numri i posteve, videove, fotove qe publikohen cdo dite. Ne rekomandojme 3 teknika qe mund tju ndihmojne ne procesin e ndertimit te linqeve:
- Ndertimi i linqeve te demtuar
Ndertimi i linqeve te ndertuar eshte procesi i gjetjes se linqeve me probleme ne website te ndryshem, kontaktimi me webmaster-in e websiteve per ti dhene nje URL te vlefshme me artikull nga website juaj. Ne kete menyre ju jeni duke i treguar mirembajtesit te nje website qe ka linqe te demtuar ne website-in etij dhe ne te njejten kohe krijoni linqe te mbrapem per website tuaj. Ju mund te perdorni mjetin online CheckMyLinks Chrome.
- Skanoni nje website per linqe te demtuar
- Gjeni linqet e thyer/ te demtuar
- Kontaktoni personin qe zoteron faqen dhe i thoni qe keni gjetur nje link te demtuar ne website-n e tij. Sugjeroni qe ai te zevendesoje linkun e demtuar me nje link artikull nga website juaj qe mendoni se do jete zevendesues i pershtatshem.
9. Monitoroni rezultatet tuaja
Ne kete pike ju mund te shikoni qe faqja juaj ka filluar te renditet mesiper. Ju duhet te kontrolloni pozicionin e saj, vizitoret, klikimet dhe shikimet. Nuk mund ta beni kete kontroll manualisht cdo ore, per kete arsye duhet te ndiqni trafikun. Ne vecanti ju duhet te ndiqni trafikun organik qe vjen direkt nga motoret e kerkimit. Ju mund te renditeni i pari ne Google duke shtuar reklama ne website. Trafiku organik eshte i rendesishem sepse i jep website influence me te madhe online dhe me shume klikime.
Nese ju renditeni te paret per nje keyword X nderkohe qe konkurentet renditen mesiper per fjalet kyc Z Y V, ata kane me shume shanse te marrin me shume klikime. Monitorimi me i rendesishem eshte numri i vizitoreve qe kthehen ne website. Google Analytics ju ndihmon te shikoni cilat faqe ju gjenerojne me shume trafik.
10. Rrisni numrin e klikimeve qe te renditeni i pari ne Google
Google llogarit numrin e klikimeve ne raport me numrin e hereve qe jeni shfaqur ne nje kerkim Search. Rrisni kete raport, qe te merrni me shume trafik. Ne Google Search Console kontrolloni sektorin impressions vs clicks. Kjo tregon sa njerez kane pare website tuaj dhe sa prej tyre e kane klikuar. Nese ky raport eshte i larte atehere website juaj eshte ai qe po kerkojne te gjithe. Si te merrni me shume klikime.
- Perdorni tituj terheqes dhe emotive
- URL te shkurtra
- Perdorni vleresuar website/ artikujsh me yje dhe pershkrim
- Shtoni pershkrimin meta tek te gjithe postet tuaja
11. Perdorni linqe te brendshem
Linqet e brendshem lidhin nje faqe te website tuaj, me nje faqe tjeter te ketij website. Per shembull nese jeni renditur siper per nje nga website-tet tuaja, shtoni nje link ne permbajtjen e tij qe ju con tek nje faqe tjeter me rankim me te ulet.
Konkluzion
Mjetet dhe teknikat mesiper do ju ndihmojne. Ne kemi rekomanduar disa nga teknikat me efektive te renditjes ne Google. Ju duhet te shkruani permbajtje te mire qe permban shume fjale kyc dhe sinonime te saj. Perdorni linqe te brendshem dhe te pasem. Monitoroni website tuaj qe te gjeneroni me shume trafik dhe rrisni raportin klikime shikime. Ndiqni guiden mesiper hap pas hapi dhe ju do te renditeni mesiper ne rezultatet e kerkimit te Google.