Evoluimi i Google ADS sfidon SEO
Google ADS sfidon SEO , duke rankuar ne krye faqe me SEO të dobët
Në 2000 Yahoo ndoqi strategjinë më të gabuar, duke u bërë partnere më Google. Për të sponsorizuar kërkimin e tyre organik, Yahoo filloi te jepte te drejten e autorit, duke shkruajtur në çdo fund kërkimi “E sponsorizuar nga Google”. Pa e kuptuar filloi ti prezantonte të gjithë botës konkurentin e tij më të madh. Deri në atë kohë Google ka qënë e panjohur. Deri në këtë moment rankimi bëhëj bazuar në një faqe dhe në kontentin e saj. Google solli revolucion me algoritmin e saj të renditjes dhe robotët e kapjes së informacionit. Arrinte të realizonte me efikasitet të dy llojet strategjive të kërkimit, brenda faqes dhe jashtë saj.
Kërkimi organik i Google u shoqërua dhe me reklama. Këto reklama filluan të shfaqen sipër, poshtë dhe në krah të rezultateve të kërkimit organik (pa pagesë). Në 2003 Google mori në pronësi Blogger.com dhe lancçoi AdSense. Miksimi i këtyre dy platformave solli një epokë të re në publikimin e blog-eve dhe vlerësimin e tyre në lekë. Duke mos e kuptuar Google ishte duke krijuar probleme për të cilat do ti duhej të kujdesej më vonë. AdSense nxiti publikuesit të përdornin teknika spam. Duke paguar Adsense ata siguronin trafik drejt website te tyre edhe pse permbajtja ishte e varfer ose e vjedhur.
Duke i dhënë mundësinë publikuesve të reklamojnë përmbajtje të ndryshme në faqet e tyre përkundrejt një çmimi, ju hap një rrugë të re dhe reklamuesve për të marrë vëmendjen e nevojshme. Informacioni i publikuar mund të mos jetë i optimizuar për SEO ose i sakte, por për sa kohë gjeneron klikime konsiderohet si kërcënim për faqet me përmbajtje të optimizuar dhe në përputhje me rregullat e SEO. Pra, mundësia për të paguar Google ADS në mënyrë që të shfaqesh kudo të jep avantazh dhe sfidon website me SEO dhe permbajtje shume te mire. Privon website me burime dhe informacione te besueshme te renditen aty ku e meritojne. Shume biznese me website te dobet zgjedhin te krijojne llogari ne Google ADS, te promovohen dhe te konkurojne direkt website me permbajtje te optimizuar.
Google ADS apo SEO?
Ekziston nje pyetje mes Bloger-eve dhe dizenjuesve te website. Ne sugjerojme te optimizoni website tuaj dhe te fitoni nje pozicion te merituar ne renditje. Kjo do te zgjase gjithmone. Kerkon me shume kohe por eshte me e besueshme.