Nderto website ne disa hapa, pa njohuri teknike
Cfare eshte editori Wix?
Perdor editorin Wix per te krijuar nje website ne disa minuta. Kap dhe zhvendos elementet dhe modifiko pamjene tyre. Me kete editor perdoruesi mund te beje me shume modifikime ne design se me editorin tjeter te Wix, ADI Editor. Ndiqni hapat meposhte per te krijuar dhe publikuar nje web page.
- Krijoni nje llogari ne Wix
- Zgjidh nje strukture te gatshme
- Modifiko tekstet dhe imazhet
- Personalizo/ ndrysho background
- Shto faqe te tjera
- Shto aplikacione
- Krijo nje blog
- Shto nje dyqan online
- Optimizo per motoret e kerkimit (SEO)
- Pershtate per nderfaqen e celular
- Zgjidh nje emer domain-i
- Publiko
1. Sign Up, Perdor editorin Wix duke filluar me krijimin e nje llogarie
Mund te krijoni nje llogari falas, por ky version vjen me shume reklama qe wix i shton tek website juaj, dhe kjo ju ben te dukeni amatore. Ne rekomandojme te zgjidhni nje prej paketave premium, per nje cmim te perballueshem. Te gjitha fillojne me nje plan te thjeshte dhe pak te kushtueshem. Me kalimin e kohes mund te beni zgjerim te tij duke ndryshuar pakete ose duke shtuar elemente te rinj. Zgjidhni nje nga paketat me poshte dhe i hapni vetes me shume mundesi online, Planet Premium te Wix.
- Combo plan: $18/muaj ($14/muaj, paguhet cdo vit)
- Unlimited plan: $23/muaj ($18/muaj, paguhet cdo vit)
- Pro plan: $28/muaj ($23/muaj, paguhet cdo vit)
- VIP plan: $47/muaj($39/muaj, paguhet cdo vit)
- Basic plan: $28/muaj($23/muaj, paguhet cdo vit)
- Business Unlimited plan: $33/muaj ($27/muaj, paguhet cdo vit)
- Business VIP plan: $56/muaj($49/muaj, paguhet cdo vit)
- Enterprise plan: Cmim i ndryshueshem ne varesi te kerkesave (per biznese te medha)
Nese zoteroni nje biznes te vogel, ne rekomandojme Combo plan. Ia vlen ta provoni, Vjen bashke me nje domain te personalizuar, hapesire mjaftueshem dhe pa reklama ne website. Dyqani online mund te promovohet me mire me planin Business Unlimited sepse me te mund te shtoni produkte pafund. Ndersa per dyqane te medha online, zgjedhja me e mire eshte plani VIP sepse ju jep prioritet klienteve.
2. Zgjidhni strukturen e gatshme
Pasi te jeni log-uar, klikoni butonin “Create a New Site”. Zgjidhni llojin e website qe do te krijoni dhe Wix do ju shfaqe nje galeri me me shume se 500 struktura te gatshme.
Mund te kerkoni per te gjetur ate i pershtatet me shume aktvitetit tuaj. Strukturat jane te organizuara me kategori dhe tip. nje disavantazh i kesaj eshte qe pasie zgjedh strukturen nuk mund ta ndryshosh. Sgurisht qe mund ta modifikosh, te shtosh ose fshish elemente.
3. Ndrysho informacionin e biznesit, tekstet dhe imazhet
Pasi keni zgjedhur template, ju shfaqet nje pamje grafike ku mund te shtoni, editoni hiqni kuti teksti, imazhe. Perditesoni galerine e kompanise, detajet e blogut, ndryshoni ngjyrat, madhesine e tekstit, stilin etj. Duke klikuar dy here mbi nje kuti teksti mund te modifikoni permbajtjen e tij, dhe design e shkrimit(figura 1). Duke klikuar dy here mbi nje kuti imazhi mund ta ndryshoni ate ose cilesimet e tij (permasat, forma efekti) (figura 2)
4. Personalizo background-in
Kliko butonin “background” ne kolonen e majte. Shto foto te re ose zgjidh nga ekzistueset, ndrysho ngjyre ose video. Ne dashboard shfaqen dy kolona cilesimesh. Kolona majtas sherben per te ndryshuar background, faqet dytesore, imazhet dhe aplikacionet, ndersa ajo djathtas per te kopjuar, dublikuar, fshire, rrotulluar elementet (e shpjeguar me medetaje ne hapin 7). Si fillim perdoret kolona majtas me pas ajo djathtas.
5. Shto faqe
Pasi keni krijuar faqen kryesire, mund te shtoni dhe faqe te tjera dytesore, si: “Rreth nesh”, “Kontakt” etj. Per te shtuar faqe, klikoni ikonen e pages ne te majte dhe me pas “Manage Pages “. Pasi klikoni faqen shfaqet nje galeri strukturash qe gatshme qe mund ti implementoni direkt tek faqja e re.
6. Shtoni Aplikacione
Nese website juaj duket shume statik, me pak interaktiv, ju mund te shtoni aplikacione nga Wix App Marketplace. Ato kane funksionalitete te ndryshme si: regjistro restorant, instalo nje pop up per te bere subsribe, shto nje quiz per vizitoret, sherbime kateringu etj. Aplikacionet vijne me nje nderfaqe interesante dhe terheqese. Te gjitha ofrojne versionine tyre falas. Kerkoni aplikacionin qe deshironi te instaloni nepermjet Search ose kategorive majtas dhe i shtoni me shume funksionalitete website-it tuaj.
7. Perdor Wix Editor per te krijuar nje Blog
Ne fund te ndertuesit, kliko “Start Blogging” per te krijuar nje blog profesional. Do te integrohet automatikisht me website tuaj. Shto poste te reja ose menaxho ekzistueset. Krijo nje post te ri duke i shtuar emer, permbajte dhe nepermjet shenjes “+”, mund te shtoni elemente te ndryshem si: Instagram feed, Evente, or RSS(per te shperndare permbajtje online). Ndiqni guiden per fillestare, si te krijoni nje Blog.
8. Shto dyqan online
Wix eshte ndertuesi i fleteve me i miri per biznese te vogla. Klikoni shenjen “+” , ne panelin e majte, zgjidh “Store”, per te shtuar dyqanin online. Wix do te krijoje automatikisht nje mjedis shitjesh online me te gjith funksionalietet si galeri produktesh, disa metoda pagese, menaxhim inventari. Vetem ne disa klikime dyqani juaj online eshte gati te beje shitje.
9. Optimizo permbajtjen per motoret e kerkimit (SEO)
Me Wix ju mund te shtoni funksionet e SEO, fjalet kyc, pershkrimin meta. tek paneli majtas klikoni “Pages”, me pas “Main Pages” dhe cdo lloj faqe qe deshironi te editoni. Pasi klikoni 3 pikat ne te djathte shfaqet nje liste nga e cila do te zgjidhni “SEO Google” per te edituar cilesimet. Ndryshoni pershkrimin meta, titullin, USL.
10. Pershtate per versionin celular
Ky eshte nje hap shume i rendesishem sepse me shume se 40% e vizitoreve i aksesojne faqet nga telefoni. Gjate kohes qe ju punoni versionin Desktop, Wix e ben kete pershtatje dhe versioni mobile nuk do te kete asnje defekt. Gjithsesi nese keni deshire apo nevoje per modifikim Wix ju lejon te beni sa ndryshime dhe nuk ndikon tek versioni Desktop. Per te pare si do te duket website juaj ne tel shkoni tek ikona e telefonit ne krye.
11. Zgjidhni nje emer Domain
Kur klikoni PUBLISH, Wix ju ofron nje mundesi per te modifikuar domainin. Ju mund te shtoni domainin tuaj personal vetem me planet premium te WIx. Versioni free ju ofron nje format:
www.webdevalb.wixsite.com/my-site, qe do ju shfaqe online por do ju beje te dukeni si amator. Nese do te promovoni biznesin tuaj dhe deshironi te dukeni sa me profesionist, ne ju rekomandojme nje nga planet me pagese.
12. Publiko Website!
Ju mund te beni website tuaj publik, duke klikuar butonin “PUBLISH” ne cepin e djathte te ekranit. Ky veprim nuk eshte i pakthyeshem. ju mund te riktheheni perseri te beni ndryshime tek qebsite, mjafton te klikoni “Manage Site” me pas “Edit Site” dhe perseri “Publish”.
Si perfundim, perdor editorin Wix, per te pasur me shume mundesi editimi. Ju lejon te beni modifikime dhe shtime. Eshte me pak i automatizuar por perseri shume i thjeshte per kedo qe nuk ka njohuri teknike.