Si te permiresoni autoritetin e domain?
Autoriteti i domainit do ju ndihmoje te permiresoni planin tuaj te marketingut.
1. Cfare eshte autoriteti i Domain?
2. Pse duhet te me interesoje autoriteti i Domain?
3. Google thote qe nuk e konsideron autoritetin e domain per te renditur nje website. Pse duhet te me interesoje autoriteti i domain?
4. Si te permiresoni autoritetin e domain?
5. Integro autoritetin e domain me Strategjine e SEO
1. Cfare eshte autoriteti i domain-it?
Autoriteti i domain-it eshte nje mates qe tregon sa i rendesishem apo autoritar eshte nje domain. Mat mundesine qe ka nje website te renditet ne rezultatet e nje kerkimit ne google (SERP). Nje mates online i autoritetit te domain eshte Semrush, ai merr ne konsiderate faktore si: linqet e mbrapem, trafikun etj per te percaktuar sa rendesishem eshte nje domain. Sa me e larte vlera qe afishon ky mates aq me lart renditet ky domain ne rezultatet e kerkimit.
Linqet e mbrapem jane linqe ne website te tjera qe drejtojne vizitoret drejt faqes suaj. Sa me te vlefshem te jene keto linqe, aq me shume pike ju merrni. Nje mates online i linqeve te mbrapem percakton numrin e linqeve qe ndodhen ne faqen tuaj, pemen e lihdhjeve mes tyre, e krahasojne kete me website te tjera ne periudha kohe te ndryshme dhe percaktojne fuqine e renditjes se nje website. Nese website juaj prezanton nje marke atehere autoriteti i domainit do te jete i larte sepse vete domain permban fjalen kyc.
Ky artikull do ju ndihmoje te optimizoni website tuaj, linqet e saj fjalet kyc dhe te rrisni autoritetin e domainit.
2. Pse duhet te me interesoje autoriteti i Domain?
Autoriteti i domain tregon sa trafik do te merrni nga Google. Duhet te rrisni autoritetin ne menyre qe te renditeni mesiper ne rezultatet e kerkimit te Google. Kerkon kohe te ndertoni autoritet prandaj, tregohuni te duruar, punoni rregllisht dhe do te merrni rezultatet qe kerkoni.
3. Google thote qe nuk e konsideron autoritetin e domain per te renditur nje website.
Kjo shpjegohet me nje shembull te thjeshte. Konsideroni dy website, njera me autoritet domaini 25 pike dhe tjetra 80 pike. Keto nuk do te kene te njejten mundesi renditje ne google. Website me autoritet me te larte do te kete me shume trafik drejt saj nga website te tjera, gje qe e ben me te besueshme per Google. Kjo do te thote qe ka impakt te madh ne treg sepse shume website te tjera postojne linkun e saj duke e suportuar dhe reklamuar. Shume klikime drejt website do te thote shume kerkesa dhe renditje me elarte ne rezultatet e motoreve te kerkimit, SERP.
4. Si te permiresoni autoritetin e domain?
Autoriteti i domain carion nga 1-100 pike. Nje autoritet i larte do te thote trafik i madh dhe renditje mesiper ne SERP. Piket tuaja kalkulohen dhe krahasohen me website te tjera te ngjashme. Kjo gje mund te ndryshoje me kalimin e kohes. Procesi eshte sfidues, por mos u dorezoni.Me poshte gjeni disa hapa si te rrisni autoritetin:
-
-
- Me shume linqe me autoritet te larte: Gjeni disa website me autoritet te larte dhe kerkoni qe te postojne linkun e website tuaj. Kjo gje do te sjelle trefik drejt faqes suaj dhe do te rrise autoritetin e domain.
- Me pak linqe te rreme: Nuk ka problem qe website me autoritet te ulet te sjellin trafik drejt website tuaj, e rendesishme eshte qe te mos lejoni wbsite me permbajtje jo kualitative dhe jo te besueshme tju sjelle trafik.
- Me shume linqe qe sjellin trafik: Eshte e rendesishme qe trafiku te vije dhe te dergohet drejt website-ve te besueshme me trafik te vertete. Kjo tregon qe faqja juaj eshte e vlefshme. Duke shtuar linqe te vlefshme ne faqen tuaj e ben ate me te besueshme dhe nje burim informacioni te vlefshem per perdoruesit. Perdorni mjete online per gjenerimin dhe krijimin e linqeve.
-
5. Integro autoritetin e domain me Strategjine e SEO
Pasi keni matur autoritetin e domainit, duhet te punoni me permbajtjen e website. permbajtja duhet te jete unike dhe e vlefshme per vizitoret. Duhet te ofroje nje opsion te ri, produkt ose sherbim, informacion me te mire se konkrentet tuaj. Ju duhet gjithashtut e bashkepnoni me biznese te tjera te vogla te te njejtit lloj. te ndihmoni njeri tjetrin ne prezencen online te shkembeni vleresime etj.
Duhet te shtoni linqe qe cojne ne biznese te tjera. Nese ata e shikojne qe ju ju keni cuar trafik, atehere do ja u shperblejne duke publikuar nje nga linqet tuaja ne website-n e tyre. sigurohuni te shtoni vetem disa linqe te mbrapem efektive, me mire se shume dhe te pa vlefshem. numri i linqeve varet nga lloji i website tuaj. Disa qebsite pranojne me shume linqe dhe reklama ndersa disa te tjera jo.
Nje faktor tjeter i rendesishem eshte lloji i linkut: “follow” ose “NoFollow “. Linqet follow percjellin autoritetin drejt website qe ata shkojne, ndersa nofollow nuk percjellin autoritet.
Perpara se te shtoni linqe ne website tuaj, kontrolloni qe faqja dhe domain i tyre te kete autoritet te larte. Nese autoriteti i faqes apo domainit eshte shume i ulet, nuk ja vlen ti shtoni tek website juaj.
Per ta permbledhur, ju duhet te krijoni permbajtje dhe te integroni ne te sa me shume linqe me autoritet te larte. Ne kete menyre autoriteti i domain-it do te punoje ne paralel me strategjine e marketingut online. ne ditet e sotme te gjitha kompanite kane blog ne website e tyre, ne menyre qe te sjellin me shume trafik drejt website. Sa me e besueshme permbajtja qe ti publikon aq me te larta shanset qe te rankohesh mesiper.