
Website i Fondacionit “ThinkCyber”
Kemi dizajnuar dhe zhvilluar një faqe web moderne dhe responsive për ThinkCyber Foundation, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në sigurinë kibernetike.
Përveç shërbimeve të dizajnit dhe zhvillimit të faqes, kemi krijuar një sistem të personalizuar për menaxhimin e aplikimeve nga studentët dhe pjesëmarrësit në eventet e organizatës. Ky sistem i mundëson klientit të:
-
Menaxhojë aplikimet e studentëve dhe pjesëmarrësve në evente
-
Shikojë, filtrojë dhe modifikojë aplikimet në kohë reale
-
Eksportojë të dhënat për analizë ose përdorim jashtë linje
-
Ketë kontroll të plotë mbi procesin e përzgjedhjes përmes një paneli administrimi të thjeshtë dhe intuitiv
Ky sistem i dedikuar ndihmon fondacionin të organizojë më mirë të dhënat dhe të thjeshtojë menaxhimin e pjesëmarrësve në evente.