3 teknikat e SEO
Rezultate e motorëve të kërkimit (SERP) janë gjithmonë një mjedis konkurues. Teknikat e SEO dhe bashkëpunimi i tyre me marketingun online, mundësojne krijimin e një përmbajtje të optimizuar qe ju rendit ne krye. Teknikat e SEO grupohen në 3 grupe të mëdha, te cilat janë të lidhur dhe ndikojnë tek njëri tjetri.
On-Page
Krijimi i përmbajtjes së faqes dhe optimizimi i saj bazuar rregullat e SEO. Analize e permbajtjes, fjaleve kyc për ti bere indeksim, vlerësim dhe rankim. Kjo lidhet me, permbajtjen e faqeve, linqeve të brendshëm, përfshirjen e përdoruesit, elementët grafike, fjalët kyç, atributi alt.
Off-Page
Krijimi dhe menaxhimi i linqeve të pasëm. Autoriteti i faqes suaj ndikohet nga referenca qe vijne nga webste te tjere. Sa me shume linqe te jashtem te sjellin vizitore tek website juaj, aq me shume rritet autoriteti i website online. Keto links jane me me vlere kur vijne nga website me ndikim te madh online. Per shembull, nese reklamoni elektroshtepiaket te markes Philips tek website juaj dhe Philips ju shton si link tek website i tij. Kjo gje sjell vizitore dhe rrit autoritetin tuaj sepse po sugjeroheni nga nje website me influence te madhe online, qe konsiderohet i besueshem. Lidhet me autoritetin e Domain, besueshmërinë, referencat e rrjeteve sociale, autoritetin e linqeve të jashtëm, blogu, artikujt.
Teknika
Aspekte të tjera që veprojnë në prapaskenë. Keto elemente percaktojne kapjen e informacionit dhe ndikojne ne indeksim, rankim. Nje skeme, si do te behet navigimi nëpër nenfaqe, menuja, kreu, nenfaqet. Shpejtësia e faqes, performanca, eksperienca e përdoruesit. Responsiviteti dhe mundësia e kapjes së informacionit.
Kosideroni keto 3 teknika te SEO per te vleresuar permbajtjen e faqes suaj dhe per ta strukturuar. Kjo ju ndihmon te optimizoni website dhe te renditeni mesiper. Nje mjet online qe ju vjen ne ndihme eshte Semrush. Mund te logoheni me adrese emaili dhe domain-in, qe do te analizoni. Navigoni ne panelin majtas per te marre informacion mbi teknikat e SEO dhe perdorimin e tyre tek website juaj. Semrush ju jep sugjerime per permiresim dhe ndryshim. Gjithashtu, mund te krahasoni dhe me website te te tjera konkurente. Ne kemi pergatitur Nje guide e detajuar si te perdorni Semrush, qe te rrisni performancen e website dhe te renditeni mesiper ne rezultatet e motoreve te kerkimit(SERP).